Mediat greke: Po forcohen lidhjet mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kotzias do të realizojë sot një takim zyrtar në Maqedoni me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Ky takim ka bërë jehonë në mediet greke të cilat evlerësojnë këtë vizitë si diçka shumë të rëndësishme.

E përditshmja greke”Kathimerini” shkruan se vizita e djeshme e kryetarit të Selanikit dhe tani vizita e Kotzias tregon qartë se marrëdhëniet mes dy shteteve po shkojnë drejt përmirësimit.

Edhe pse pak kohë më parë, grekët kanë shfrytëzuar cdo mundësi për t’iu kundërvënë shtetasve maqedonas duke thënë se ata janë sllavë. Një ngjarje e tillë, u ka ndodhur disa shtetasve maqedonas të cilët ishin duke udhëtuar për pushimet e verës, kur grekët i kanë ngjitur etiketa në targat e tyre të makinave me mbishkrimin “Ju jeni sllevë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu