Një politikan shqiptar nga Maqedonia nuk merr pjesë në inaguarimin e Trump pasi nuk gjeti para të imëta?!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë në botë gjithçka është në ethet e pritjes të solemnitetit me të cilën do inaguarohet presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump. Pjesëmarrja në këtë eveniment shihej si nder për shumë njërëz anekënd globit, kjo sidomos ishte e rëndësishëm për pjesën amerikanofile të botës në të cilën bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Ashtu disa persona publikë shpejtuan me publikimin e njoftimit se do shkojnë në këtë ngjarje disa të tjerë duke publikuar ftesat dhe kostot e kësaj ngjarje. Por, Thumb mëson se njoftimi më i rëndësishëm ishte i një politikani shqiptar nga Maqedonia i cili kishte refuzuar të marrë pjesë në këtë inaugurim pasi nuk kishte të holla të imëta për të paguar kostot e udhëtimit.

Thumb nga burimet e veta pranë këmbimoreve mëson se politikani në fjalë dhe subjekti i tij gjatë kohë kishin grumbulluar para që ti bëjnë ato në një grumbull dhe tani kur kishin arritur shifrat e rrumbullakuara në milionë duhej të shpenzonin disa para për këtë udhëtim të çmueshëm. Në fund vendimi ishte që të mos prishen milionat për shuma të cilat ishin shumë të thyeshme dhe bile mbaronin me 99 në fund.

Kryetari kishte thënë se ka edhe mënyra tjera për të shfaqë dashurinë ndaj Amerikës dhe shpresën në Trump dhe kishte propozuar që milionat të bëhen dhe strikt të mbesin në dollarë amerikanë; duke iu shmangur lekëve, denarëve, eurove, lirave turke dhe valutave tjera./InfoShqip.com

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu