Zyrtare: Ronaldo rinovon me Realin

Cristiano Ronaldo është pajtuar me kushtet e Real Madridit për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi portugez ka vendosur të vazhdoj karrierën e tij te ‘Los Blancos’.

Kjo pasi është pajtuar me kushtet e ofruara nga presidenti i klubit, Florentino Perez.

Në kontratën e re, Ronaldo do të jetë pjesë e ‘Mbretërve’ deri më 30 qershor 2021, atëherë kur do të jetë plot 36 vjeç.

Prezantimi i tij do të bëhet nesër(hënë) në Santiago Bernabeu nga ora 13:30. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu