Azizi: Eprorët ushtarak të ish-Jugosllavisë si etnitet paraqiteshin si Jugosllavë, do ishte me interes të shikohet si është regjistruar Talat Xhaferri

Një nga themeluesit dhe funksionar i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, me një shkrim të tij të fundit bën një kthim pas në kohë, atëherë kur eprorët e lartë ushtarak të ish-Jugosllavisë për të përfituar benefite regjistroheshin si popull Jugosllav, duke marë parasysh faktin se një epror i tillë në ish-Jugosllavi ka qenë dhe funksionari i BDI-së, Talat Xhaferri, Azizi e sheh me interes një investigim të mundshëm për zbardhjen dhe detektimin nëse edhe Xhaferri ka vepruar ngjajshëm me kolegët e tij Jugosllavë, shkruan InfoShqip.com

Për më shumë do e ndiqni të plotë shkrimin e Azizit.

“Gjatë regjistrimit të popullsisë në kohën e Jugosllavisë, shumë eprorë të lartë ushtarak për të dëshmuar besnikërinë e tyre dhe për t’u shpërblyer me avancime e privilegje të ndryshme janë regjistruar nën grafën “jugosllavë” (do të ishte me interes që ndonjë gazetar hulumtues të sigurojë ndonjë dëshmi se si ka vepruar Talat Xhaferi). Shumë nga këto “jugosllavë” pas shpërbërjes së grehinës së Jugosllavisë filluan detyrën e re duke u munduar që ta paraqesin veten si “shpëtimtarë të çështjes kombëtare”‘. Kur është e njohur se shumica e këtyre protagonistëve sot janë pjesë e lidërshipit të BDI-së, asgjë nuk është e pa pritur. Disa janë aktivë kurse shumica i kanë sistemuar fëmijtë e tyre në poshte udhëheqëse shtetërore. Pra janë këto “elita politike” që pranojnë shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2017 të jenë në pozita shumë me të pafavorshme se me kushtetutën e vitit 1974.
“Али Ахмети и се е можно”.-Përfundoi Azizi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu