Femrat në Maqedoni jetojnë më gjatë se meshkujt

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Maqedonisë, 49.9% janë femra. Të dhënat e publikuara sot të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se femrat jetojnë 3.9 vite më gjatë se meshkujt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015 ka patur 282.078 femra të punësuara, 76.3% e të cilave kanë qenë në vende pune në kompani private. Mbi 95% e femrave të punësuara kanë orar të plotë pune.

Femrat në Maqedoni ua tejkalojnë meshkujve për nga diplomimi, respektivisht 57.1% e të diplomuarve janë femra. 58.6% e magjistrantëve janë femra, kurse 143 femra në Maqedoni janë doktorë shence.

Femrat në Maqedoni lindin nga një deri në dy fëmijë, më së shumëti, kurse emri më i përdorur për femra është emri ”Marija”./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu