KOMENT/ Rilindja me BESË dhe BDI në Tetovë, Aleanca në Gostivar, PDSH në Kumanovë, çka tregojnë qytetet përmbyllëse të fushatës për partitë?

Jemi në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore dhe partitë politike realizojnë tubimet përmbyllëse të tyre, BDI dhe Rilindja me Besë kanë zgjedhur Tetovën, Aleanca për shqiptarët Gostivarin dhe Partia demokratike Shqiptare Kumanovën, si qytete për tubimet përmbyllëse të tyre, transmeton InfoShqip.com

Por a është në të vërtetë një tregues për partitë qyteti që ata kanë zgjedhur për mbylljen e fushatës? I komentojmë me rradhë. Tetova qyteti me numrin më të madh të votuesve shqiptarë në Maqedoni është zgjedhur nga dy grupe politike shqiptare, BDI-ja dhe koalicioni Rilindje me Besë, një qytet ku janë përballur forca kryesore politike shqiptare në Maqedoni, PDSH dhe BDI, por sikur duket PDSH me sigurimin që u bëri vendeve të para të listës së zonës 6 për tetovarët është më e sigurtë dhe ka zgjedhë Kumanovën, BDI largoi nga lista një personazh të popullarizuar tetovar si Hazbi Lika dhe kemi në vend të tij Branko Manojlovskin, një humbje e popullaritetit të saj në Tetovë, ndërkaq Koalicioni Rilindje me Besë, vendin e parë të listës e zë Bilall Kasami, nuk është anashkaluar komuna e Tetovës duke u siguruar vendin e tretë dhe të katërt në listë kandidatëve të kësaj komune, por depërtimi në këtë komunë është më i vështirë.

Ndërkaq Aleanca për shqiptarët ka zgjedhur Gostivarin, një qytet me një numër të konsiderueshëm të votuesve shqiptarë, ku garra më e madhe historikisht ka qenë ndërmjet BDI-së dhe RDK-së, Aleanca po mundohet të tërheqë votues nga RDK-ja, parti kjo brenda koalicionit por e përgjysmuar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu