Zaev: Nëse Gruevski frikësohet vetë, le të vijë me Mijallkovin në debat

Opozita maqedonase sonte kishte takim me qytetarët në kryeqytet, gjegjësisht në Komunën e Gjorçe Petrovit dhe Komunën e Karposhit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjorçe Petrov, Zaev edhe një herë e ftoi oponentin e tij të pranojë TV duel, ai tha nëse frikësohet le të merr edhe bashkëpunëtorët e tij.

“Nëse nuk mundet vet le të merr me vete Sasho Mijallkovin, Nikolla Todorovin dhe Trajko Veljanovskin. Ta pyes për ato që nuk munda t’i lëshojë tek bombat, ndërsa qytetarët kanë të drejtë ta dinë”, tha mes tjerash Zaev.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për LSDM-në pasi kjo është një kohë kritike për shtetin dhe ajo asnjëherë nuk do t’i zhgënjejë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu