ANALIZË/ Ngritja dhe rënia e Lëvizjes Besa, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Besa e Bilal Kasamit, përfundoi si RDK-ja e Vesel Memedit

Lëvizja Besa ishte një parti politike që për herë të parë garoi në zgjedhjet e vitit 2016 ku njëkohësisht ishte edhe befasia e atyre zgjedhjeve, pasi që në pjesmarjen e parë në zgjedhje fitoi reth 58.000 vota dhe 5 mandate deputetësh ku krijoi grupin e saj parlamentar. Tek shqiptarët e maqedonisë solli shumë shpresë sidomos tek rinia, pasi risia e kësaj partie ishte se nuk doli si fraksion nga ndonjë parti tjetër, por përbëhej nga figura politike që dilnin për herë të parë në skenën politike, shkruan InfoShqip.

Por menjëherë pas zgjedhjeve, filluan pakënaqësite në strukturat e Lëvizjes Besa për primatin e partisë, të cilat përfunduan me përçarjen dhe ndarjen e tyre në dy klane në atë të shkupit dhe të Tetovës apo respektivisht klani i “Llërcës”.

Pasi grupacioni i shkupit e humbi gjygjin për vulat e partisë ata krijuan subjektin e rri politik të quajtur “Alternativa” dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2020 ata hynë në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët të Zijadin Selës. Kur u bë koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativas ata i ofruan Lëvizjes Besa 2 deputetë, pasi aq i meritonte dhe këta të fundit të pakënaqur nga kjo ofertë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut shkuan në koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase, duke garuar nën sloganin “Mundemi/Mozheme”.

Por pas përfundimit të zgjedhjeve u pa qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë patur të drejtë, trashigimtarët e vërtetë të Lëvizjes BESA janë anëtarët e Alternativës. Rezultatet tregojnë se Lëvizja BESA ka qenë një parti mashtruese dhe ka humbur edhe në bastionin e tyre, pra komunën e vetme që e menaxhojnnë, Komunën e Zhelinës. Vlen të  theksohet se nga kjo komunë ka prejardhjen edhe kryetari i saj Bilall Kasami respektivisht Llërca e Zhelinës. Në zgjedhjet e fundit lokale në Zhelinë fitoi Lëvizja BESA me plot 5.500 vota, ndërsa tani në këto zgjedhje në koalicion me LSDM ka marrë vetëm 2.645 vota, ndërsa BDI si fituese ka marrë 2.726 vota.

Lëvizja Besa nuk ka humbur vetëm në Zhelinë dhe Llërcë, por në gjithë zonën 6 dhe zonat tjera zgjedhore. Antarët e Lëvizjes Besa në shumë dalje publike deklaronin se fuqia e tyre politike ndodhet në zonën 6, ku thonin se kanë reth 25-30.000 vota në këtë njësi zgjedhore.

Në vazhdim  mund ti shikoni krahasimin me rezultatet të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 dhe 2020.

Në komunën e Bërvenicës Lëvizja BESA ka dështuar, pasi LSDM në këtë komunë në vitin 2016 ka fituar 1.613 vota ndërsa tani në koalicion me Lëvizjen BESA 1.400 vota.

Në komunën e Tearcës Lëvizja BESA gjatë Zgjedhjeve të vitit 2016 kishte 2.574 vota ndërsa LSDM kishte 1.200 vota ndërsa tani koalicioni “Mundemi” ka fituar 1.592 vota së bashku, ndërsa vlen të potencohet se këtu ka garuar edhe deputeti turk nga Tearca i 4 në listën “Mundemi” Doktor Bejxhan i cili ka përkrahje të madhe nga komuniteti turk në Tearcë që tregon qartë një humbje katastrofale e Lëvizjes BESA në rajonin e Tetovës. Të cekim se Doktor Bejxhani në vitin 2016 garoi së bashku me VMRO-DPMNE-në, shkruan ShqipMedia.

Në Gostivar LSDM gjatë vitit 2016 ka patur 8.288 vota ndërsa BESA 2.355 ndërsa në vitin 2020 së bashku 6.566 vota. As deputeti Fadil Zendeli nuk e meriton mandatin pasi e ka fituar me gjasë reth 100 vota.

Në komunën e Tetovës Lëvizja BESA në vitin 2016 pati fituar reth 9.000 vota ndërsa LSDM 7.250 vota ndërsa tani së bashku kanë fituar 7.417 vota.

Duke llogaritur totalin në njësinë 6 në 2016 Lëvizja Besa ka fituar 25.000 vota ndërsa LSDM ka fituar 26.000 vota, ndërsa në zgjedhejet e vitit 2020 së bashku koalicioni “Mundemi”, ka fituar 24.229 vota.

Mos harrojmë të përmendim se Lëvizja BESA i ka premtuar LSDM-së 35-40 mijë vota ndërsa nuk janë realizuar as 6 mijë në gjithë Maqedoninë. Poashtu edhe dy deputetët e Lëvizjes BESA në Shkup Bastri Bajrami dhe Kastriot Rexhepi nuk kanë fituar 1.000 vota së bashku pasi në rajonet shqiptare të Shkupit LSDM ka një numër të madh të anëtarëve të saj që deomos nuk dmth se janë vota të Lëvizjes BESA.

Sido që të jetë Lëvizja “mashtruese” BESA tani ka 4 deputet të fituara gjithsej me 5-6.000 vota (edhe këto në pikëpyetje) që në realitet nuk e japin as 1 mandat.

*Artikull i përgaditur nga InfoShqip.com dhe Shqip.media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu